Gjysmëfinalja e “Ferma VIP” mbrëmjen e sotme ka nisur në një mënyrë të pazakontë.
Hyrja e spektaklit nisi nën prezantimin e Sonila Meços, e cila shpjegoi se Fjoralba Ponari për arsye shëndetësore nuk do të jetë prezente.
Por, përveç mungesës së Fjoralbës, edhe në Arenë mungoi Bes Kallaku, i cili siç edhe Sonila tha, nuk ka mundur të jetë prezent për shkak se u anulua avioni.
Vendin e tij e zuri moderatori Enkel Demi, më pare edhe opinionist i Ferma VIP.