Keisi Medini dhe Sabiani, ndoshta dyshja babë-bijë më e dashur e momentit. Raporti i tyre është sa i ëmbël, aq edhe i diskutuar.
Të gjithë e njihnim Keisin si vajzën e tij, por kur Sabiani hyri në shtëpinë e “BBV2”, teksa e bija ishte brenda, kjo po që ka qenë një periudhë e zhurmshme për ta.
Së fundmi me anë të një fotoje të postuar prej tyre duket se Keisi po shkon drejt altarit.
E veshur me një fustan të bardhë dhe me një buqetë lulesh në dorë teksa mbështetej tek babai i saj, Sabiani, i cili ishte i veshur me një kostum të zi klasik.
Jo vetëm veshja e tyre, por edhe në foto Keisi ka vendosur një ’emoji’ nuseje e dukej se dita e veçantë për të kishte mbërritur.
E më në fund u zbulua e vërteta, nuk ishte aspak një dasmë por videoklipi i këngës së re të Sabinait që titullohet “Çelësi i shtëpisë”.
Këngë e cila ia dedikon babai-vajzës ditën kur martohet dhe për këtë arsye Keisi ishte në klip e veshur me fustan të bardhë dhe me buqetë lulesh.