Jetmir Salaj ishte padyshim një ndër banorët e paktë që mund të thuhet “lojtar” nga ky sezon i “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë pas disa keqkuptimeve, Jetmiri pati përplasje me produksionin, duke kërkuar të largohet me dëshirën e tij nga programi. Ky vendim i Jetmirit solli më pas një sërë ironish në rrjetet sociale prej tij për Ledionin dhe produksionin.
Si shenjë “hakmarrje”, Jetmiri nuk u transmetua as në videon përmbledhëse të BBV 3, si edhe nuk u ftua në “After Party”, duke nxitur reagime të tjera nga ish-banori.
Mirëpo në një postim në InstaStory, i pyetur nga ndjekësit se përse nuk i lufton i vetëm padrejtësitë e produksionit, Jetmiri tha:
“Per te gjithe ju miq e dashamires qe me thoni fol pse sflet: Nuk eshte e lehte te perballesh me nje sistem te gjithe i vetem.
1)Per shkak te kontrates mund te gjobitem deri ne 100 mije euro.
2) Te zhvillosh nje beteje ligjore ne Shqiperi po dhe jashte saj duhen edhe 100 mije te tjera.
3) Nuk i kam ato leke, frike nuk kam e skam per te patur kurre pasi besoj te e drejta ime.
4)Per ju qe thoni hap gofound e te te mbeshtesim ju falenderoj po do me shanin e shperfytyronin neper mediat e tyre.
E verteta ime perfshin Shtetin, median, parane, pushtetin
Keshtuqe nga instagramet mos beni si trima me mesazhe se nuk ju ben nder.
Po hap nje poll te story tjeter e te shohim si e gjykoni ju.