Arbër Hajdari është prej tre vitesh tashmë opinionist i “Big Brother VIP Albania”.
Mirëpo komentet e tij së fundmi kanë revoltuar jo pak një pjesë të publikut.
Mbrëmjen e djeshme gjatë Post Big Brother VIP, Arbër Hajdari ndërhynte shpesh mes banorëve për t’iu ndërprerë fjalën. Më shpesh opinionisti e bëri këtë ndaj aktorit Jul Deda, i cili u duk sikur vendosi me “shpatulla pas murit” produksionin, përsa i përket pamjeve ku Egla u pa rrugëve të Tiranës pas skualifikimit, pak para hyrjes në dhomën e bardhë.
Ndërhyrjet e Arbrit bënë që shpesh aktori të devijonte nga tema, çka ka sjellë një revoltë të ndjekësve në komente.
Disa prej tyre shprehen se e shohin opinionistin “shumë të lodhur” pas një rrugëtimi 3-vjeçar si opinionist, e disa të tjerë e quajnë “servil”.
Komentet më poshtë:
Sa i përket Egla Cenos, ndjekësit vazhdojnë ti qëndrojnë të njëjtit mendin se e ka fitoren e pa merituar.
Madje një ndjekës shkruan se “kaq shumë komente negative si për Eglën, nuk kanë qenë as për Klod Duron”.