Kur Sofia Richie u martua në prill të 2023 dhe njoftoi shtatzëninë e saj në janarin e kaluar, e gjithë bota mbajti shënime.
Fiksimi i njerëzve filloi me dasmën e saj përrallore dhe vetëm u rrit me kalimin e kohës. Ecja e saj e paharrueshme drejt altarit në krah të babait të saj Lionel Richie në Hotel du Cap-Eden-Roc në jug të Francës përkoi me lançimin e llogarisë së saj TikTok disa ditë më parë, dhe në muajt pas martesës, modelja u bë kryefjalë– realizoi një fushatë me David Yurman, një partneritet me Prada Beauty dhe më shumë se disa kopertina reviste – dhe tani, Sofia Richie Grainge është bërë nënë.
Me bashkëshortin e saj, Elliot Grainge, pranë saj, Sofia lindi fëmijën e tyre të parë më 20 maj – një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge.
Ajo zbuloi lajmin në Instagramin e saj përmes një foto bardh e zi, ku tregoi këmbët e vogla të vajzës, duke shkruar: “Eloise Samantha Grainge ?5•20•24 dita më e bukur e jetës sime?.”
View this post on Instagram