Elsa Lila ka mbyllur mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në “Ferma VIP”.
Ajo nuk ka qenë fermere, por ka hyrë me mision nga Agai për të prishur rehatinë e pjesës tjetër. Fermerët panë një klip dhe zbuluan rolin e këngëtares për gjatë gjithë këtyre ditëve në fermë.
“Elsa ka qenë e infiltruara e Agait. Ajo ka pasur një mision që në ditën e parë që ka hyrë në fermë”, komunikoi Fjoralba Ponari.
Elsa shprehu mirënjohjen për produksionin e fermës dhe tha gjithashtu vështirësitë e misionit të saj.
“Më falni shumë për të gjitha gjërat që ju kam bërë. Ju kërkoi ndjesë për gjithë misionet që Agai më ka dhenë, dhe shumë prej tyre nuk i kam bërë nga afeksioni që krijova me ju. Kam kaluar muaj fantastik, por ka ardhur momenti që të ndahemi. E vetmja gjë që më ngushëllon është sepse jemi drejt fundit, edhe shumë shpejt do takohemi jashtë.
Ka qenë një privilegj për mua, më se e bindur që kisha fatin të isha pjesë e edicionit të parë të fermës. Kisha kënaqësinë që të përjetoja izolimin në një kafaz të artë. Rrugëtimi im mbaron këtu, misioni im përfundon sot me shumë dhimbje se ferma ishte bërë shtëpia ime. Shpesh ndihesha në vështirësi për atë që bëja ndaj fermerëve. Besoj se publiku u argëtua, ndodhën disa dinamika të bukura”, tha Elsa.