Kishim disa vite që e prisnim. Më në fund Dj me famë ndërkombëtare Martin Garrix do mbajë një koncert në Tiranë.
Lajmin e ka ndarë kreu i Bashkisë Erion Veliaj.
Përmes një njoftimi në Instagram ai lajmëron se Garrix do performojë te Parku i Liqenit më 5 korrik.
Martin Garrix ka bashkëpunuar me tre shqiptaret Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora. Para disa viteve ai ishte pjesë e “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.