Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Shtetasi B.R. 48 vjeç, banues në Golem është paditur nga e bija 15-vjeçare. Ajo deklaroi se i ati kryente marrëdhënie me të gjatë katër viteve të fundit.
Policia informon se Policia e Kavajës ka vënë sakaq në pranga të akuzuarin, pas padisë të së bijës.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, theksojnë uniformat blu.
Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.