Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni është kapur nga Policia duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.
Don Xhoni është gjobitur me 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli.
Sikurse lexohet edhe në gjobën e vendosur, Don Xhoni, emri i së cilit është Xhonatan Isufi, ka tejkaluar limitin e shpejtësisë.
Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me lamborghinin portokalli.