Jonida dhe Alaudini i reagojnë aludimeve se Arbana do të jetë moderatore e BBVK

Prej kohësh në rrjet dhe media po përflitet se Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do të jenë pjesë e “BBV Kosova 3”, Arbana si moderatore, ndërsa për Luizin kanë konfirmuar se ka firmosur një kontratë si producent i formatit.

Mirëpo mes gjithë aludimeve, konfirmimeve dhe nënkuptimeve, moderatorja e dy sezoneve të kaluar të BBVK, Jonida Vokshi, ka vendosur të shuajë zërat përmes postimit të saj krah Alaudin Hamitit dhe bashkëshortes së tij, Yllka Sedllarit, autores dhe producentes së BBVK.

E ja kshu kshu, tu u përgatit për tetor” – shkruan Jonida, duke konfirmuar se sërish ajo dhe Alaudini do të jenë moderatorët e BBVK3, i cili nis në tetor.