Prej kohësh në rrjet dhe media po përflitet se Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do të jenë pjesë e “BBV Kosova 3”, Arbana si moderatore, ndërsa për Luizin kanë konfirmuar se ka firmosur një kontratë si producent i formatit.
Mirëpo mes gjithë aludimeve, konfirmimeve dhe nënkuptimeve, moderatorja e dy sezoneve të kaluar të BBVK, Jonida Vokshi, ka vendosur të shuajë zërat përmes postimit të saj krah Alaudin Hamitit dhe bashkëshortes së tij, Yllka Sedllarit, autores dhe producentes së BBVK.
“E ja kshu kshu, tu u përgatit për tetor” – shkruan Jonida, duke konfirmuar se sërish ajo dhe Alaudini do të jenë moderatorët e BBVK3, i cili nis në tetor.