Dashi-Po gjuani më shumë shigjeta me harkun tuaj, shpesh duke shkelur në territore të reja, shoqëruar me optimizëm dhe shpirtin e paepur. Një skuadër planetare, e përbërë nga Jupiteri, Saturni, Venusi dhe Mërkuri janë vendosur në shenjën tuaj. Mos harroni të shfaqni humanizmin që ju karakterizon.
Demi-Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të zënë duke takuar miq të ndryshëm. Në mbrëmje do të merrni një lajm jo shumë të mirë dhe do të nisin mosmarrëveshjet në familje.
Binjakët-Gjërat nuk do të shkojnë siç i kishit planifikuar. Për fillestarët ndjenjat duket sikur vrapojnë larg jush, por mos harroni se çdo gjë është nën kontrollin tuaj. Për një minutë ndiheni marrëzisht të dashuruar, pastaj kërkoni kohë etj. Kjo është një fazë që do të kalojë, por partneri/ja do të fillojë të mendojë seriozisht sikur është një problem.
Gaforrja-Për sa i përket jetës në çift, çdo gjë do jetë më e lehtë sot. Gjithsesi mos jeni aq kritikë sa më parë nëse nuk doni të keni debate. Do shpenzoni pa kursim gjatë kësaj dite dhe financat do tronditen së tepërmi.
Luani-Nuk është stili juaj të tregoni respekt të tepruar ndaj traditave. Sot do ta flakni nga dritarja “librin” e rregullave. Nganjëherë është mirë edhe të jesh i guximshëm në sjellje.
Virgjëresha-Dedikojini pak më shumë kohë dëshirave dhe interesave tuaja. Jo gjithmonë ata që ju rrethojnë do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë, kështu që bazohuni vetëm tek forcat tuaja. Do merrni lajme të këndshme nga një person që është larg. Në punë priten ndryshime, ku paraqiten alternativa të mira.
Peshorja-Do të përpiqeni t’i shpëtoni kontrollit të dikujt. Në ambientin e punës nuk duhet të jeni agresivë me një koleg që nuk ju pëlqen. Problemet financiare mund t’ju detyrojnë të bëni lëvizje të paparashikuara në buxhetin personal apo atë të familjes.
Akrepi-Urani vazhdon të jetë në pozicion të kundërt te Demi dhe kjo e bën fillimin e kësaj dite paksa të vështirë. Asgjë serioze, në fakt, vetëm disa pengesa të vogla ditore dhe ulje ngritje të humorit. Neptuni në pozicion të favorshëm nxit aftësitë krijuese.
Shigjetari-Në punë do të keni disa probleme dhe mund të merrni një vendim shumë të shpejt që edhe mund t’iu sjellë pasoja. Të dashuruarit do të kalojnë një ditë të bukur sot.
Bricjapi-Nëse i keni hyrë një lidhjeje dashurore kohët e fundi, atëherë pozicioni i planeteve do t’ju bëjë të kuptoni sot se çfarë aventureje i keni hyrë. Sapo keni filluar të njihni njëri-tjetrin, dhe jeni që tashmë të gëzuar për ato që keni mësuar.
Ujori-Do të jeni shumë të pavendosur, por shumë shpejt do të merrni vendimet e duhura dhe nuk do të pendoheni më vonë. Mbrëmja do të jetë plot sfida argëtuese.
Peshqit-Mesazhi i yjeve është se nëse doni që të tjerët t’ju respektojnë ju atëherë edhe ju duhet t’i respektoni ata. Përpiquni të mos thoni gjithçka që mund të interpretohet si agresive, ndryshe do të keni përplasje./tvklan.al