Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.
Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.
Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe, ndërsa autori Arsen Ferit Dani 62 vjeç.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.