Gati për t’i dhënë një pickim vetes? Një video që po qarkullon në TikTok duket se është bërë virale, pasi ka mbështetjen dhe komentin e mjekëve profesionistë.
Kjo video është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar nivelet e hidratimit, ndërsa tregon edhe metodën se si duhet ta shtrëngoni lëkurën e dorës në pjesën e kyçeve për të parë nivelin e hidratimit në trup.
“Shtypni ose tërhiqni me gishtat e dorës lëkurën e dorës. Kjo teknikë njihet si testi i turgorit të lëkurës,” shpjegon mjekja Dana Brems, e cila ka mbi dy milionë ndjekës në TikTok.
“Kur jeni të hidratuar mirë, lëkura ka elasticitet dhe kthehet shpejt në formën e saj origjinale pasi e kapni ose pickoni. Nga ana tjetër, dehidratimi çon në uljen e elasticitetit të lëkurës dhe një kthim më të ngadalshëm në normalitet.”
Truku është i mbështetur nga shkenca dhe mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të testuar nivelet tuaja të hidratimit.
Mund ta provoni duke shtrënguar lëkurën në pjesën e pasme të dorës, në bark ose në pjesën e përparme të gjoksit pikërisht poshtë kockës së klavikulës, sipas MedlinePlus. Nëse lëkura juaj nuk kthehet shpejt në pozicionin e saj normal, ky është një sinjal që duhet të pini më shumë ujë!
Gjithsesi, shumica e njerëzve kanë nevojë për hidratim shtesë këshillojnë ekspertët. Gratë duhet të pinë 11,5 gota ujë në ditë, ndërsa burrat 15,5 gota ujë në ditë, thotë Mayo Clinic. Kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë nëse shkoni në palestër, bëni aktivitet të shtuar fizik, djersini shumë ose jetoni në një vend me klimë shumë të nxehtë.