Një ngjarje tragjike është bërë e ditur pak më parë në vendin tonë.
Burime për “JOQ Albania” tregojnë se dhuna e babait është bërë shkak për vetëmbytjen e 9-vjeçares në Shkodër, trupi i së cilës u gjet i pajetë në lumin Buna.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin Ergys Arrazi pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët janë larguar nga shtëpia më 2 maj dhe dyshohet se janë vetëmbytur në lumë.
Pas kallëzimit se gruaja dhe fëmijët ishin larguar nga shtëpia kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre dhe gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.