Dashi-Jeta juaj shoqërore është interesante këtë javë. Njerëzit janë në humor të mirë dhe të predispozuar për të folur më shumë me ju. Një takim në veçanti do t’ju ndezë më shumë se gjithçka. Duhet ta kapni shansin sot. Nuk keni për t’u penduar.
Demi-Do të jetë një ditë pozitive, sidomos sa u takon lidhjeve ndërpersonale e profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni të lehtë, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Mund të ndryshoni ambient pune, ose pikën e referimit.
Binjakët-Gjithçka do ju bëni shokëve, miqve e madje edhe të huajve sot do të shpaguhet shumë herë në kohën që Dielli do të lëvizë në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit.
Gaforrja-Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë mjaft pozitive dhe nuk do të kenë asnjë problem. Çastet romantike nuk do kenë të ndalur. Ndërsa në planin financiar gjendja ka për të qenë goxha e qëndrueshme dhe nuk do ju sjellë stres.
Luani-Gjatë kësaj periudhe çdo gjë do të ecë më së miri. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave, miqësitë, por edhe projektet e reja të punës. E vetmja çështje e cila mund t’iu krijojë ndonjë problem, është ajo ekonomike.
Virgjëresha-Kohët e fundit keni jetuar shumë me imagjinatë, çka për një person të natyrës praktike si ju është jashtëzakonisht e pazakonshme. Lajmi i mirë është se një prej këtyre ideve mund ta ktheni në realitet. Kurrë mos ndaloni së ndërruari.
Peshorja-Nëse ka diçka që e bëni me qejf është të shpenzoni para. Megjithatë ka ardhur koha që përpara se ta bëni një gjë të tillë, t’ia hidhni një sy portofolit. Ndoshta po tregoheni më shumë dorëlëshuar seç duhet dhe mund t’i vuani pasojat shumë më shpejt nga sa mendoni.
Akrepi-Lajme të mira. Më në fund ndikimi negativ i Mërkurit do të marrë fund. Sot dashuria juaj do të triumfojë. Do t’ju duket sikur do të rilindni. Shijojeni këtë ditë sa më shumë.
Shigjetari-Duhet të ndryshoni rutinën e jetës së përditshme sepse është një nga armiqtë me kryesore të jetës në çift. Sa i përket financave, duhet të jeni në kursimtarë që të mos kaloni një periudhe të vështirë.
Bricjapi-Nuk do të mungojnë momentet e tensionit dhe nervozizmit, duke bërë që dita të jetë mjaft e ndërlikuar. Ka ardhur momenti që të reflektoni dhe të bëni një bilanc të qartë. Nuk përjashtohet ndonjë konflikt me njerëzit e afërt, por duhet të mundoheni që ta mbani gjuhën nën kontroll.
Ujori-Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj e bën këtë një kohë të vështirë, por ju duket se do ta përballoni mirë. Më vonë gjatë muajit aktiviteti kozmik do të lëvizë në favor të shenjës tuaj dhe kohë më të mira do të vijnë.
Peshqit-Ata që kanë krijuar një lidhje do të përjetojnë shumë kënaqësi dhe do jenë të gëzuar në çdo moment. Përveç këtyre do të jeni edhe sensualë dhe pasionantë. Ndërsa në lidhje me financat, një pakujdesi e vogël mund t’ju sjellë probleme që as nuk i kishit menduar./tvklan.al