Prej disa kohësh ishte aluduar se Kledi Hysa dhe Evi Reçi ishin në pritje të një bebushi.
Ndonëse çifti e kishin ruajtur në privatësi po qarkullonte si lajm në media.
Evi zgjodhi ta zbulojë për kopertinën e revistës “Living” se do të bëhet nënë për herë të parë, ku dhe ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.
Madje ajo ka zbuluar edhe gjininë duke treguar se pret një djalë. Evi ka zbuluar si e ka marrë vesh lajmin dhe si ja ka thënë partnerit.
“ “Isha në Tirane dhe pas disa ditesh do ikja ne Austri per festat e fund vitit, aty ku jeton dhe @kledihysa. Në një nga mbremjet tona, ia bera të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: ”Ua, si test Covidi!”. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi per çfare behej fjale dhe sigurisht u perqafuam fort duke perjetuar te dy emocione tè panjohura mè parë. Une ne lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam tè mendoime per pergjegjèsite qè na takojne. Tani mund te them ge Kledi ne kete faze eshte me i gëzuar. Une isha nga fillimi, por duke marre parasysh sikletet e para nuk ke kohe të mendosh gëzimet. Kjo eshtë koha e duhur për të gezuar familjarisht dhe publikisht.”-thotë këngëtarja.