E ftuara e kësaj nate në “Cherry on Top” ishte moderatorja Einxhel Shkira, e cila foli për jetën e saj pas një shkëputje të gjatë nga televizioni.
Einxhel tregoi për ftesën që i është bërë për të qenë opinioniste e Big Brother Vip, por e kishte të pamundur për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj, por la mundësinë hapur për vitin e ardhshëm.
Bora: A ka pasur një ofertë konkrete për të qenë opinioniste e sezonit të dytë të Big Brother
Einxhel: Po, por kisha shumë pak ditë që kisha sjellë Trevin ne jetë dhe nuk doja tja hiqja vetes mundësinë të përjetoja ditët e para të mëmësisë. Mu desh të zgjidhja lumturinë para karrierës
Bora: Do ta konsiderojë për BBV4?
Einxhel: Po, do më kishte pëlqyer, më shkon si format
Bora: Kë mund të zëvëndosh pastaj nuk e di
Einxhel: Arbrin, bëj shaka, ka tre vjet, të bëjë pak pushim.