Imitimit nga aktorët e “Portokalli” nuk i ka shpëtuar as Ledion Liço.
Këtë vit moderatori është imituar nga Jorke Broka, video të të cilit Ledioni ka publikuar edhe në Instagram, duke na lënë të kuptojmë se e ka marrë me sportivitet dhe e ka pëlqyer.
I ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” aktori është pyetur në emision nëse ka pasur një koment nga Ledioni për imitimin e tij.
Ai zbuloi se Ledioni i ka dërguar mesazh dhe e ka komplimentuar.
“Nuk e kam takuar kështu ballë për ballë nuk më ka rënë rasti, por më ka dërguar mesazh më ka komplimentuar më ka sharë me të mira…”