Gjykata Themelore e Prishtinës e ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Ndërsa, për të dyshuarin e katër, T.D, Gjykata Supreme ka marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e lenin në paraburgim