Pak ditë më parë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bënë prindër të një vajze që e quajtën Luna Mari.
Por, pse kjo zgjedhje?
Arsyet i ka zbuluar këngëtari në një “live” në Instagram.
Luizi e ka shpjeguar se dy gjyshet e tyre quhen Mari dhe në nder të tyre tani vajza mban këtë emër.
“Luna Mari se është Shën Mëria në radhë të parë. Është gjyshja e Kiarës e ka emrin Mari, por edhe gjyshja ime e ka emrin Mari. Kurse Luna i ka pëlqyer Kiarës gjithmonë si emër”, ka thënë ai.