Qysh prej krijimit të romancës së tyre gjatë garimit në spektaklin “Dancing with the stars”, lidhja e Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt vazhdon të qëndrojë e fortë dhe e bukur.
Sot, balerini feston ditëlindjen e tij e sakaq nuk kishte si të mungonte një urim nga këngëtarja.
Me anë të një postimi në InstaStory, Elhaida ka uruar partnerin e saj tek ka zgjedhur fjalët më të ëmbla drejtuar tij, ku shkruan: “Je lumturia ime çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen!”
Dyshja shihet se e mbështesin njëri tjetrin në çdo hap dhe në karrierën e tyre. Jo pak herë kemi parë komentet dhe suportin e Ledianit për Elhaidën në çdo projekt televiziv apo koncert muzikor ku ajo ka marrë pjesë.