Prej ditësh ka pasur aludime se Ilnisa Agolli do hyjë sërish në ‘Big Brother VIP’.
Ditën e sotme ajo ka postuar një video ku shfaqet duke udhëtuar me makinë tregon se po largohet nga Saranda, ku ndodhej prej disa ditësh për në Tiranë.
Në video ajo thotë se prime i sotëm do të jetë ‘nam’, duke etiketuar edhe “Big Brother VIP”.
Nuk dihet nëse Ilnisa do të rikthehet në shtëpi si banore apo për të surprizuar Meritonin.
Vlen të theksohet se Graciano është rikthyer në shtëpi si banorë pas daljes. Edhe në edicionin e vitit të kaluar pati rikthime të ish-banorëve.