Jetmir Salaj nuk ka pritur gjatë pas daljes nga shtëpia e BBV dhe ka nisur sulmet e para ndaj produksionit.
Bashkë me disa nga miqtë e tij, Jetmiri ka hyrë live në Instagram ku dhe ka bërë një deklaratë të bujshme.
Teksa flasin rreth lojës së banorëve brenda shtëpisë Jetmiri dëgjohet të thotë: “Banorët hynë e dalin si u do..”
Më tej ai tha se do të bënte çmos që të tregonte të vërtetën e tij, ndërsa theksoi se është përballur me një presion të jashtëzakonshëm.
“Kam pasur presion të jashtëzakonshëm, do ju tregoj të gjitha ndodhitë një e nga një, do të bëj çmos të tregoj të vërtetën time. Unë mendoja se gjërat kishin ndryshuar jeta kishte ndryshuar, Bigu kishte ndryshuar, por në fakt asgjë nuk ka ndryshuar. Do ju tregoj arsyet pse nuk shfaqesha në videot e Topit, dhe pse kamera s’rrinte mbi kokën tme. Do të kërkojë kohën e vet gjithçka, klipi ishte i parapërgatitur, unë e dija që ishte bërë gati”, tha Jetmiri.