Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Nuk fola për 8 orë”/ shpërthen në lot Sara Gjordeni, tregon si e mori vesh ndarjen nga jeta të të atit

LokimagazineLokimagazine19 April, 2024

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni e ftuar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj.

Për ndarjen nga jeta të të atit, Artur Gjordeni, me të cilin u shpreh se nuk kishte komunikuar kurrë edhe pse kishte tentuar vazhdimisht, e përlotur Sara tregoi momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.

Kam qenë në një zyrë në atë moment dhe jashtë më priste Bardhi. Në një moment që kam dalë me dokumentaat në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë futemi pak në makinë se dua të tregoj diçka. Një nga autorët e Big Brother më tha dua të bëhesh e fortë sepse ka ndodhur diçka. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes. Nuk kam folur 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt. Sepse nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024, jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, jeta është shumë e shkurtër, hapjani telefonin sepse mund të ketë diçka për të thënë.

Ajo zbuloi ndër të tjera se nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore për shkak të situatave që kishte përjetuar dhe sepse nuk dinte sesi mund të ishte përballja me familjarët e të atit.

Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im.

Ajo tha se i ka mbetur peng fakti që i ati nuk i kishte hapur telefonin gjatë gjithë periudhës që ishte përpjekur ta kontaktonte.

Related Posts

Loredana pendohet për ndërhyrjet plastike dhe bën ndryshimin e papritur në fytyrë (Foto)

20 June, 2025

Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

19 June, 2025

Ju njohim me 18-vjeçaren që mori kurorën e “Miss Shqipëria 2025”

19 June, 2025

Sara Hoxha feston ditëlindjen në “krahët” e partnerit të ri, Erik Fullanit (FOTO)

19 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

SHBA dërgon avionin më të madh ushtarak në botë pranë kufirit me Iranin

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.