Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë sezon të “Big Brother VIP” është rikthyer “Big Love”, një platformë ku i jep mundësinë publikut për ti drejtuar mesazhe të ndryshme banorit të tyre të preferuar.
Mesazhet lexohen nga banori përkatës që ka marrë mesazhin, i cili shfaqet në ekranin e madh të ‘Living’.
Një prej banorëve, Romeo ka marrë një mesazh prej një nga fansat e tij i cili i ka shkruajtur një mini-letër, e cila ishte në ‘mungesë’ disa ditë më parë në shtëpi, pasi produksioni krijoi për konkurrentët një mundësi për të shprehur dashurinë apo dashamirësinë për një prej banorëve të shtëpisë duke i shkruajtur një letër me fjalë zemre.
Mirëpo një letër të tillë Romeo nuk e mori prej askujt dhe ditën e sotme është ‘surprizuar’ nga një shkrim i një fansi të tij.
https://www.instagram.com/reel/C5vy5K9MfnS/?igsh=cjJid3g3cmpneGx6