Dafina Zeqiri i ka thënë PO propozimit për martesë nga partneri i saj Kreshnik Gjergji.
Vetë Dafi ka postuar disa foto dhe video nga festa surprizë në ditën e lindjes së saj.
Fotografitë tregojnë një ambient të përsosur i mbuluar në petale të bardha trëndafili dhe qirinj, të cilin e shoqëron shkrimi “Marry Me”.
Dafina i ka dhënë një vështrim të afërt fansave të saj të unazës, teksa vendos dorën e saj mbi atë të Kreshnikut.
Prej kohësh Dafina dhe biznesmeni e kanë bërë publike lidhjen e tyre, madje edhe planet për martesë.