Dashi-Prania e Mërkurit në shenjën tuaj mund të çojë në një komunikim më efektiv me të dashurin/ën tuaj. Jini të sinqertë për ndjenjat tuaja dhe mos kini frikë të shprehni atë që keni brenda. Pozicioni i Neptunit te Peshqit mund të çojë në një shpenzim të papritur. Sigurohuni që të keni një buxhet të mjaftueshëm.
Demi-Plutoni është në krahun tuaj sot për t’ju drejtuar ngado. Planeti, një nga më luftarakët e të gjithë harkut zodiakal, do t’ju lejojë të çlironi energjitë tuaja dhe të nisni veten drejt realizimit të qëllimeve madhore thuajse në çdo fushë.
Binjakët-Shumë Binjakë nuk do të jenë të lirë nga shqetësimet, por do të jetojnë gjithashtu aventurat dhe emocionet e reja që jeta do të dëshirojë t’i japë sot. Vendosen në vend çështje të ndryshme të punës. Disa prej jush do të fillojnë me projekte të reja dhe me shumë ide.
Gaforrja-Do të kaloni një eksperiencë të jashtëzakonshme sot. Nuk duhet të shikoni për dashurinë perfekte sot. Duhet që të gjeni personin e zemrës bazuar në shije dhe preferenca.
Luani-Premtojini vetes se nuk do të përfshiheni në asnjë lloj grindjeje apo mosmarrëveshjeje. Më pas sigurohuni ta mbani atë premtim. Në këto momente nuk ju duhet asnjë mosmarrëveshje.
Virgjëresha-Do të jetë një ditë shumë e favorshme, dashuria shkon mirë dhe madje edhe miqësitë. Zemra dhe mendja sot pajtohen plotësisht. Ju jeni duke kryer aktivitetet tuaja me saktësi të madhe. Mundohuni të kultivoni miqësi të dobishme edhe për jetën profesionale.
Peshorja-Mund të ndiheni disi në siklet me miqtë sot, ndoshta për shkak të një thashethemi rreth një personi që njihni, për të cilin nuk ndani të njëjtin mendim. Kujtoni gjithnjë se ndonjëherë fjalët ekzagjerohen, ndaj mos i merrni ato çfarë ju thonë të mirëqena. Distancohuni nga fjalët e tepërta, jeni njeri më i bukur kur e bëni një gjë të tillë.
Akrepi-Do të jeni shumë aktiv dhe praktik. Një miqësi e re nuk do të jetë aq interesante sa ju e mendoni. Uluni në tavolinë me të afërmit tuaj për zgjidhjen e problemeve.
Shigjetari-Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj, do ju bëjë të ndiheni fitimtar. Në fakt ju jeni i tillë, por duhet të bëni kujdes kur keni të bëni me njerëz me pushtet. Keni mjaftueshëm kundërshtarë, kështu që bëni kujdes.
Bricjapi-Përgatituni për një dhuratë të bukur nga partneri/ja. Beqarët do të takojnë dikë special. Mbajeni një sy hapur sepse dashuria mund të gjendet kudo.
Ujori-Në përgjithësi nuk ju pëlqen të merrni urdhra, por planetet ju këshillojnë të dëgjoni këshillat e dikujt më lart se ju në hierarki.
Peshqit-Kujt i besoni? Nga e dini që mund t’u besoni atyre? Këto do të jenë pyetjet që do t’i bëni vetes këtë fundjavë dhe përgjigjet mund të mos jenë të lehta. Mbi të gjitha, duhet t’i besoni vetes./tvklan.al