Promoja e fundit e emisionit të ri të Bora Zemanit “Cherry on Top” ka ngritur disa pikëpyetje te ndjekësit.
Kjo pasi në disa momente ajo shfaqet tek vendos duart në bark, si për të nënkuptuar se mund të jetë në pritje të ëmbël.
Për më tepër, i ftuar në program do jetë Donaldi, gjë që shtom edhe më shumë dyshimet. Kohët e fundit ka patur zëra se Bora është shtatzënë, ndonëse aludime të tilla nuk kanë munguar as në të kaluarën.
Sakaq, ka fansa që aludojnë se kjo është thjesht në efekt të emisionit, për të rritur kuriozitetin dhe shikueshmërinë pasi një promo të ngjashme e kemi parë edhe kur ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas” muaj më parë.
Se si qëndron e vërteta do e zbulojmë mbrëmjen e nesërme.