Janë rikthyer momentet e shpeshta ku banorët e “Big Brother VIP” debatojnë me njëri-tjetrin, për arsye nga më të ndryshmet.
Pak më parë, Liami është përfshirë në një debat me Heidin, pasi kjo e fundit po kërcente përballë tij duke konsumuar diçka.
Kjo ka nervozuar Liamin, i cili shprehet:
“Unë do të flas e do të të bëj ty që o zot o zot, do të bëj njeri se je mësuar kështu… Do të të drejtoj, që të rrish drejt kur të flasësh me mua, që të mësosh çfarë është respekti. Nuk e di unë me çfarë je marrë jashtë ti. Se i kam kap ca lëvizje të trupit tënd, që më tregojnë shumë gjëra… modele.”- ka thënë Liami.
Këto fjalë të Liamit, kanë prekur Heidin, duke e bërë atë të shpërthejë në lot.