Dashi-Gjithmonë keni dëshirë të mendoni shumë për të ardhmen. Me shumë mundësi po vrisni mendjen se cila është mënyra më e mirë për të rritur të ardhurat financiare. Sa i përket dashurisë, koha për të vepruar. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Duhet që ta prezantoni veten përpara personit të duhur dhe ky ka për të qenë një hap i madh.
Demi-Me përqafimin e Jupiterit dhe Neptunit, të dy në shenjën e besuar të Peshqve, prisni një harmonizim tingujsh të kompozuar ekskluzivisht për ju. Pas ditëve të ndërlikuara e vërtet të vështira, mbërrin stabiliteti i nxitur nga një qiell i pastër.
Binjakët-Një ditë me emocione të përziera do të jetë kjo e premte për ju. Në mëngjes do të jeni të lodhur, por në mbrëmje energjikë dhe do të doni që dita të mos mbarojë kurrë. Një ditë me fat dhe për të dashuruarit.
Gaforrja-Mos lejoni që situatat t’ju ulin humorin. Nëse doni të largoheni nga gjëra të ndryshme që ju stresojnë dhe ju irritojnë, bëni diçka të këndshme dhe krijuese për të përmirësuar gjendjen shpirtërore!
Luani-Do të jetë një ditë tepër pozitive, pasi projektet do të marrin formë në sajë të intuitës tuaj. Kujdes që ndjenjat të mos i lini pas dore, sepse edhe dashuria kërkon pjesën e saj.
Virgjëresha-Do të përballeni me telashe të mëdha për partnerin. Kjo do ju prishë të gjitha planet dhe do sjellë nervozizëm edhe në punën tuaj. Askush nuk ka thënë se dashuria është e lehtë. Çelësi, është që të mos merreni me detaje dhe gjërat që janë të parëndësishme.
Peshorja-Do përballeni me situata jo shumë të këndshme, prandaj ruani qetësinë. Në çift situata duket e qetë, por mos e lini pas dore. Beqarët duhet të qartësohen me veten, më pas të kërkojnë për një partner.
Akrepi-Ju mendoni se jeni mjaft të modernizuar sa i përket mendimeve tuaja? Kjo ju ka bërë që t’i shikoni gjërat jo në mënyrën e duhur dhe t’i jepni vetes më shumë seç duhet të drejtë. Barazia në shtëpi është po aq e rëndësishme sa barazia në vendin e punës. Jini më të ndërgjegjshëm dhe më realistë.
Shigjetari-Keni dëshirë për të ndryshuar disa gjëra në jetën tuaj, por kujdes mos shkatërroni gjithçka. Për të qenë të kënaqur, nuk ka nevojë gjithmonë për ndryshime të mëdha, mjaftojnë edhe lëvizjet e vogla.
Bricjapi-Merri sot një nxitje të qëndrueshme nga forcat planetare. Është Urani, veçanërisht për t’ju mbushur me besim për të ardhmen, duke pasuruar gjithashtu të nesërmen tuaj me vlera materiale dhe morale. Planeti ju ndihmon të kuptoni më mirë se çfarë ndodh në mjedisin tuaj familjar.
Ujori-Për sa i përket çështjeve financiare, të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do të kenë një ditë të vështirë. Në punë nuk do të gjeni bashkëpunimin e kolegëve dhe do të ndiheni shumë të lodhur.
Peshqit-Puna juaj do t’ju sjellë kënaqësi dhe disa situata të së kaluarës do të zgjidhen në mënyrën më të mirë. /tvklan.al