Në Prime-n e të martës, shtëpisë së Big Brother VIP iu bashkua një banor i ri.
Lidi Delia, me profesion moderator, animator, iu dha një mision i fshehtë nga ‘Vëllai i madh’.
Ai duhet të hiqej si vëllai i Heidit, pa u kuptuar nga banorët e tjerë, duke patur mundësinë për t’i shtuar çmimit të madh 10 mijë euro.
Gjatë takimit me Romeon, partnerit të Heidit, u pa një siklet i madh te aktori, i cili e shprehu edhe publikisht, duke treguar se nuk po e kuptoj se çfarë është duke ndodhur.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një zarfi është treguar se misioni sekret i Lidit dhe Heidit është realizuar me sukses.
Pasi u tregua se ai nuk është vëllai i Heidit, tek Romeo u pa një lehtësim, të cilin e kishte humbur prej të martës.