Me krijimin e mediave sociale, ka shumë trende që etiketohen si më të preferuarat nga gocat apo të rinjtë e grupmoshave të ndryshme që shpërndahen në platformat YouTube, Instagram dhe TikTok. Zakonisht, qasjet më dominuese janë ato të blogerëve më të famshëm, por duket se ka një trend të ri po kaq ndikues dhe i pëlqyeshëm nga të gjithë.
Çfarë është raporti javor në TikTok?
Në dukje të parë ngjan me një ditar me foto dhe video të gjithçkaje që keni parë, keni bërë, provuar etj. Leximi i një libri, konsumi i mëngjesit, provat e veshjeve nga gardëroba, të shkuarit në punë, një kafe me miqtë, një darkë me familjarët, pra dokumentimi i gjithçkaje që bëni gjatë shtatë ditëve të javës është thelbi i këtij trendi që po bëhet viral në rrjetet sociale.
@nuhtall Lately💕 #sundayvibes #weeklyreport #report #sundayreset #currentfaves #weeklyreporttrend #lately #lifeupdate #aesthetic #lifestylecontent ♬ Sunday – HNNY
Një nga arsyet pse R.E.P.O.R.T është i pëlqyer është edhe fakti se të gjitha fotot dhe videot “paketohen” bukur estetikisht, me efekte, shkrime duke dhënë një ide më të mirë të përditshmërisë, por në formën më të bukur të mundshme. Le ta pranojmë që ka një joshje të pamohueshme për jetën e dikujt, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz të famshëm.
Një nga truket që dallon në këtë trend, së bashku me hashtagun #raport javor, është edhe përdorimi i një kënge ose tingulli viral. Pra, ju mund ta postoni “raportin” tuaj javor për miqtë e ngushtë apo veten si një mini ditar në formë videoje ose thjesht për argëtim.
Burimi: Bustle