Dashi-Pozicioni i Venusit në shenjën tuaj do ju bëjë më pasionantë duke sjellë intensitet më të madh në marrëdhëniet e dashurisë. Megjithatë, bëni kujdes që të mos bëheni shumë impulsivë, në mënyrë që të mos rrezikoni marrëdhënien tuaj. Falë pozicionit të Marsit në shenjën e Binjakëve, do të jeni veçanërisht energjikë dhe krijues në punë. Kjo do t’ju japë mundësinë të përballeni me sfida të reja dhe të arrini qëllime të rëndësishme.
Demi-Parashikim mjaft i kënaqshëm pavarësisht këndvështrime të ndryshme. Në veçanti, jeta familjare gjen një moment harmonie që ju e vlerësoni shumë. Marrëdhënie të mrekullueshme me fëmijët tuaj dhe, nëse keni, edhe me nipërit tuaj.
Binjakët-Ngjarjet në vazhdim do t’ju shkundin pasi për momentin jeni pak si të përgjumur dhe po lëvizni ngadalë. Mos u ankoni nëse në ditët në vazhdim jeta bëhet më e vështirë, kjo është ekzaktësisht ajo që ju duhet.
Gaforrja-Do të jeni posesivë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të ndezë debate herë pas here. Nuk do jeni të qetë për asnjë çast. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë nga më parë, por kjo nuk do të thotë që të shpenzoni pa masë.
Luani-Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet për të marrë atë që dëshironi. Mund të argëtoheni edhe duke bërë shopping, por kujdes me shpenzimet, mos abuzoni.
Virgjëresha-Kujdes me sjelljen tuaj sot. Armiqtë tuaj do të bëjnë gjithçka që t’ju shfaqin keq tek miqtë tuaj. Nuk duhet t’u lini hapësira.
Peshorja-Është koha që ju të përmblidhni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike për të parë se si mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive është disi e shuar, por gjithsesi është kalimtare. Lëvizja e re e Marsit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes që t’i merrni gjërat shtruar. Kush ka kohë të mos presë kohë thotë një proverb i njohur.
Akrepi-Është shumë e qartë që nuk e keni aspak problem t’i thoni njerëzve çfarë mendoni. Ndoshta ka ardhur koha për të qenë më ekspresivë, për të thënë atë që ndjeni. Nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë sot, ndoshta për shkak të një situate të papritur apo një personi. Kujdesuni që në situata të caktuara të përdorni mendime dhe emocione në reagimin tuaj. Mos u mbështesni vetëm tek truri kur kërkoni përgjigje.
Shigjetari-Marrëdhëniet mund të jenë paksa të trazuara sot. Mundohuni të shmangni debatet e panevojshme dhe të mbani një sjellje të qetë. Ju mund të keni mundësinë të takoni dikë të veçantë në një ngjarje shoqërore. Sot mund ta keni të vështirë të mbani fokusin te puna. Mundohuni të jeni të organizuar dhe t’i përballoni sfidat me qetësi.
Bricjapi-Planetët po lëvizin në drejtimin e duhur për t’ju sjellë lumturi dhe fat. Këtë e bën të mundur Hëna, e cila në shenjën e Peshqve ju jep humor të lartë dhe lehtësi për t’u marrë vesh më mirë me mjedisin rrethues, miqtë e rinj dhe të vjetër, sidomos nëse keni lindur në janar.
Ujori-Përpiquni të jeni të qetë dhe kujdesuni për veten. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.
Peshqit-Sot pritet një ditë me të rezervojë të papritura dhe kjo për shkak të përplasjes së dyshes së planetëve Mërkur-Afërditë nga njëra anë dhe Saturn-Pluton nga ana tjetër. Ndërsa aspekti sentimental është shumë pozitiv. /tvklan.al