Së fundmi është konfirmuar zyrtarisht edhe ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut.
Mes gjithë thashethemeve dhe aludimeve që po qarkullonin në rrjet, Xhensila i shtoi edhe më tepër me projektin e saj të ri muzikor, ndërsa Bes Kallaku ka qenë ai që i ka vendosur ‘kapakun’ këtyre fjalëve duke iu referuar Xhensilës si ish-bashkëshortja dhe duke treguar se fëmijët e tyre jetojnë me këngëtaren.
Pas kësaj periudhe që Xhensila po kalon, ajo ka vendosur të ndryshojë pamjen e saj duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, një veprim ky që shpesh herë gocat e bëjnë pasi kanë nisur të ‘marrin veten’ nga një periudhë e vështirë në jetën e tyre.
Gjithsesi, për të simbolizuar një etapë të re në jetën e saj apo thjesht sepse ka dashur një ndryshim në pamje, me plot bindje mund të themi se Xhensila duket një yll me ‘look’-un e ri dhe i shkojnë shumë.