Dijonis Biba është fermeri i cili ka përgatitur valixhen në rast se del nga televotimi. Çiljeta e shqetësuar ka kujtuar se ai do të largohet nga “Ferma VIP”.
Fermerja ka shkuar menjëherë afër Dijonisit duke i bërë me dije se ai u shpall i preferuari i publikut, kështu që nuk ka përse përgatit valixhen.
Një pjesë nga biseda:
Dijonisi: Po i bëj gati valixhet se jam në nominim, po nuk dola i heq prap rrobat
Çiljeta: Shiko se ne të gjithë jemi çik me penallti këtu, na kap radari ndonjëherë, po ti çfarë pate?
Dijonisi: Moj motër, po i bëj gati për nesër
Çiljeta: Po çfarë nesër, ti je më i votuari këtu, rrezik e fiton
Dijonisi: Të shohim si del nesër. Nëse dal i fundit nga votat, e kam gati valixhen
Çiljeta: Mos bëj gafë të largohesh!
Dijonisi: Jo si bëj këto gjëra!