Dashi-Prania e Venusit në shenjë e bën këtë periudhë një kohë të favorshme për dashurinë dhe lidhje të reja. Megjithatë, sheshi i Uranit mund të shkaktojë disa ngjarje të papritura. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të jeni fleksibël. Falë energjisë dhe vendosmërisë suaj, po arrini rezultate pozitive në punë. Mund të keni mundësi të reja pune gjatë rrugës, por sigurohuni që të vlerësoni plotësisht çdo ofertë përpara se të pranoni të bëheni pjesë.
Demi-Ndalesa e Uranit në shenjën tuaj vazhdon me sukses. Planeti i afirmimit të vendimmarrjes në jetë do të ndalet sërish te Demi. Do të keni shansin të përjetoni më shumë energji këtë periudhë si dhe më shumë entuziazëm.
Binjakët-Mendja sot do të rrijë gjithë ditën tek udhëtimi që do të ndërmerrni. Mezi po prisni të shkëputeni nga rutina e përditshme. Një mik do ju bëjë një propozim shumë interesant. Pavarësisht nga çdo problemi të përditshëm, kjo duhet të jetë një ditë e bukur.
Gaforrja-Sot parashikohet një ditë e mirë për ju. Priten zhvillime të reja dhe shumë pozitive. Keni kohën e mjaftueshme që të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.
Luani-Sot të keni tendencën për të hequr dorë nga diçka që po ju merr shumë kohë dhe energji, megjithatë mos u tregoni të nxituar. Ndoshta nesër do t’i shihni gjërat me tjetër sy.
Virgjëresha-Një projekt jashtë punë për të cilin jeni duke punuar, do ju kërkojë më shumë energji dhe kreativitet se zakonisht. Ju mund të keni disa dyshime rreth aftësive tuaja, por do habiteni nga rezultati dhe puna përfundimtare që do të realizoni.
Peshorja-Bëni pak pushim nga rutina juaj ditore dhe shikoni çfarë ndodh në botën që ju rrethon. Ju mund të jeni aq i fokusuar drejt një qëllimi specifik saqë nuk arrini të vështroni pjesën tjetër të botës. Madje, mund të mos e kuptoni se disa energji nga jashtë kanë ndikim të madh në botën tuaj.
Akrepi-Sot është dita që t’i tregoni të tjerëve sa vleni. Ju keni një eksperiencë të madhe, por ndonjëherë jeni ju të parët, që dyshoni tek vetja. Sot është dita që të largoni nga vetja të gjithë paragjykimet e tjerëve dhe hipokritët që ju rrethojnë, e për këtë jeni specialist.
Shigjetari-Dielli te Ujori dhe Hëna te Binjakët ju bëjnë të jeni kurioz dhe aventurier në dashuri. Ju mund të ndiheni të tërhequr nga dikush që ju stimulon mendërisht. Jupiteri në Peshqit ju ndihmon të kuptoni ndjenjat e të tjerëve. Megjithatë, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në marrëdhënie dhe të mos jeni shumë impulsivë në vendimet tuaja. Mërkuri te Peshqit ju ndihmon të keni një intuitë të fortë dhe të gjeni zgjidhje kreative.
Bricjapi-Hyrja e Merkurit në shenjën e Dashit ju shtyn të jeni më të ngrohtë dhe të gatshëm për të sakrifikuar diçka nga vetja. Ndërkohë, një nga planetët e tuaj kujdestarë, Urani, ndodhet pozitivisht në shenjën e besuar miqësore të Demit. Ky kombinim është mjaft fatsjellës për ju.
Ujori-Kini kujdes kur ndërtoni mure aq të lartë rreth vetes saqë nuk mund të shikoni përtej. Rreziku i ndërtimit të fortesave që nuk lejon të tjerët të hyjnë brenda është se e bën edhe më të vështirë për ju të shikoni jashtë saj. Lëreni një mur më të shkurtër në mënyrë që të mos shkëputeni totalisht nga bota e jashtme.
Peshqit-Afërdita do të ndriçojë sonte qiellin tuaj, pasi yjet e tjerë do të jenë disi “të ftohtë” ndaj jush. Kërkoni që t’i bëni gjërat vetë, por harroni që keni edhe miq të cilët mund t’ju ndihmojnë. /tvklan.al