Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve.
Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj.
Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin se atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.
Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.