Një rezolutë e publikuar në faqen e internetit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve (AgCom) në Itali, parashikon kërkimin e një dokumenti identifikues për aksesin në faqet me përmbajtje pornografike.
Massimiliano Capitanio, komisioneri i AgCom, e bën më të qartë kuptimin e këtij objektivi:
“Faqet për të rritur do të duhet të sigurohen (me të vërtetë) që përdoruesit e tyre janë mbi 18 vjeç”.
Në praktikë, pasi të përfundojë i gjithë procesi, sa herë që një përdorues dëshiron të hapë një faqe pornografike, ai do të duhet të konfirmojë moshën e tij me një mjet identifikimi. Klikimi klasik që tani kërkohet nga shumica e websiteve nuk është i mjaftueshëm”.