Ledjona Xheladinaj u eliminua të martën nga Big Brother VIP Albania 3.
Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka folur për eksperiencën brenda dhe për disa deklarata që janë bërë.
Gazetarja ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.
“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme.
Vajza është në lidhje me babanë e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshëndes. Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qenë se është në moshë delikate”, tha ish-konkurrentja.
Sa i përket kërcënimeve për ish-bashkëshortin, Xheladinaj thotë se nuk i kanë ardhur prej saj.
“Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, përfundoi ajo.