Ilnisa është përfshirë në një incident ditën e sotme teksa ndodhej në kuzhinën e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Duke diskutuar me partnerin e saj, Meritonin, ajo ka rrëshkitur aksidentalisht, duke u rrëzuar në tokë, fatmirësisht pa lëndime.
Ilnisa është munduar që ta kalojë situatën me humor dhe po të njëjtën gjë ka bërë dhe partneri i saj, Meritoni i cili e ka pyetur nëse është lënduar dhe ka filluar të qeshë me të madhe.
Rikujtojmë që produksioni hoqi ‘dënimin’ e caktuar për çiftin mbrëmjen e së djeshmes dhe që nga ai moment çifti ka shijuar praninë e njëri-tjetrit.