Sipas Nedës, ky është banori më i fortë në BBV

Neda Balluku, opinionistja e “Përputhen”, ka dhënë së fundmi mendimin e saj për lojën e banorëve të “Big Brother VIP”.

Ajo është pyetur edhe se kë sheh si lojtarin më të fortë në reality show.

E ftuar në “Live from Tirana”, Neda tha:

Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë“.