Ardit Kraja, partneri i moderatores Ilda Bejleri u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet për organizimin e lojrave të fatit.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores.
Sot, ajo ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale, e shoqëruar nga e bija, Sienna.
“Sienna ka vënë qeleshen. Gati për Euro2024,”-shkruan moderatorja e njohur e sportit. Duke zgjedhur kështu që të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur me bashkëshortin e saj.
Ardit Kraja, 49-vjeçar i njohur në Shqipëri si ‘bossi’ i lojërave të fatit, ish-pronari i “superbast” është ndaluar të martën nga Policia e Kosovës, në njërën nga pikat kufitare.
Ardit Kraja, partneri i moderatores së njohur të sportit, Ilda Bejlerit u ndalua në Vërmicë dhe pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte dy “urdhërarreste” nga dy Gjykata në Kosovë.