“Big Brother VIP” këtë vit duket se po i del krah bullizimit, dhunës fizike dhe asaj psikologjike.
Një prej banoreve, Egla Ceno, vazhdimisht ka thyer rregullat e produksionit por nuk është ndëshkuar kurrë.
E duket se nuk ka ndërmend të ndalojë. Pak minuta më parë, aktorja është përfshirë në një debat të fortë me Meritonin, të cilën Egla e ka çuar deri në prekje fizike.
Kundër dëshirës së Meritonit, i cili ia bëri të qartë shumë herë, Egla vazhdoi ta prekte dhe ti shtrëngonte me duar fytyrën.
Një veprim që është rreptësisht i ndaluar në “Big Brother VIP”, por që sërish ka munguar zarfi i zi për aktoren.
View this post on Instagram