Vesa Smolica ishte banorja e cila u eliminua këtë të shtunë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, si më pak e votuara e publikut.
Vesa ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për eksperiencën e saj dhe jo vetëm.
Dje në “Fan Club”, Ronaldo Sharka bëri një deklaratë se Vesa mund të ketë pasur një pëlqim më shumë se miqësi për Riken. Si e priti Vesa këtë?
“Unë jam një tip shumë i ftohtë, por Rikja është shumë e dashur, kur do dikë e përqafon, ka qejf të rri me të. Nuk e di pse e ktheu Ronaldo ashtu. Unë jam shumë straight. Nuk ka asgjë të keqe po të ishte e kundërta. Por i dua shumë burrat (qesh). E dua shumë Riken, e kam shumë shoqe.”
Ke krijuar miqësi të vërteta aty brenda?
“Po, me Artën, me Riken, me Olsin, me Romeon… Madje e kemi lënë që kur të mbarojë “Big Brother” të bëjmë dhe një udhëtim bashkë. Por Ilnisën dhe Eglën nuk dua t’i shoh asnjëherë. Egla është kundër asaj ‘girl power’, edhe pse e quan veten feministe. Ishtë gjithmonë Egla përballë gocave. Por unë për hir të respektit që është aktore, ka emër të madh, për hir dhe të moshës, i kam kapërdirë ato fjalë dhe i kam kaluar me sportivitet.”
Cilat kanë qenë momentet e tua më të bukura në shtëpi?
“Momentet kur kemi krijuar këngë me Romeon, Artën dhe Ervinin. Kur këndonim, apo edhe ai momenti kur kemi imituar njëri-tjetrin.”
Po momentet më pak të bukura?
Mënyra se si dola, si po më sheh publiku, sikur jam unë e keqja që doja të ndaja Romeon dhe Heidin. Ndërkohë që aty i kam thënë Romeos që dua t’ju shoh së bashku.
Pas kësaj jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë jashtë. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira.
Kush mendon se do të dalë të martën?
“Me dëshirën më të madhe do thoja Heidi, por nuk besoj se del tani me këto situata. Mund të jetë i rrezikuar Jetmiri sepse ka hyrë më vonë. Ilnisa i ka harxhuar fishekët nuk ka më se çfarë jep. i ka konsumuar të gjitha, e ka konsumuar edhe dashurinë, Tani vetëm po fle.”