Disa muaj më parë, Fero mori një vendim të papritur për jetën e tij.
Ai bëri të ditur se do të largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.
Ky vendim i Feros erdhi pasi ushtroi dhunë fizike ndaj partneres së tij, Arbenitës.
Mirëpo së fundmi “ish” reperi ka habitur jo pak ndjekësit me një foto të publikuar në rrjetin social, Instagram.
Fero shihet me një trup ndryshe nga ai që jemi mësuar; mjaft i stërvitur dhe dukshëm ka shtuar masë muskulare.