Deklarata e Meriton Mjekiqit dje në Big Brother për djalin e tij, për të cilin tha se është me autizëm dhe prej kohësh nuk e ka takuar përloti gjithë publikun.
Por ish-partnerja e tij, me të cilën siç e pranoi ai, marrëdhëniet nuk i ka të mira, ka bërë një deklaratë që duket se nuk e mbështet shumë versionin e Meritonit.
Teksa ka postuar një foto të Luarit të vogël ajo shkruan se e vërteta gjithmonë fiton, shoqëruar me një emoji bombe.
Vallë të jetë duke paralajmëruar një deklaratë të fortë?
Deklarata e Meritonit:
“Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.
Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni Ishim 22- vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas.
Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”