Çifti fitues Ueda-Arlind, po e shijojnë këtë periudhë teksa presin të vijë në jetë fëmija e tyre i parë.
Vetëm para pak ditësh ata postuan disa foto nga celibrimi i tyre, ndërsa sot Arlindi na tregoi se sa shumë i është rritur barku Uedës.
Ueda dhe Arlindi u njohën në edicionin e parë të Love Island Albania.
Ata krijuan një histori dashurie që mbajti të mbërthyer publikun për ditë me radhë. Pas përfundimit të reality show-t përkundër gjithë dyshimeve ata treguan se dashuria e tyre ishte e vërtetë dhe ja ku janë tani duke ndërtuar familjen e tyre.