Në një bisedë mbrëmjen e djeshme në “BBVIP”, u fol për marrëdhënien e konkurrentëve brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, se si këto marrëdhënie e sidomos konflikte, lindin dhe “vdesin” aty, ndërsa po ashtu u përmendën edhe raporte që aktorët kanë jashtë programit.
Kështu sipas Julit, inatet që lindin në “Big Brother”, mbarojnë kur dalin nga dera e reality show-t, ndërsa sipas Romeos, nje raste që i vazhdojnë akoma inatet edhe sot.
Si kundërpërgjigje e kësaj, Juli tha se ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë e tu të ngushtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet, duke treguar edhe rastin tashmë të njohur të tijin me Gentian Zenelajn.
Pjesë nga biseda:
Juli: Gjërat që lindin këtu, vdesin këtu
Romeo: Kush tha? Njoh unë që e vazhdojnë konfliktin, s’po flas për konfliktin fizik, inate, gjëra
Juli: Se në jetë vendosim unë dhe ti për t’u takuar apo jo, këtu nuk vendosim ne
Juli: Këtu mbaron. Nëse vendosim për t’u takuar në jetë, nuk vendosim që të takohemi për të bërë sherr
Romeo: I bie që qëndrimet që mban këtu janë false
Juli: Ty nuk të ka qëlluar në jetë me u zënë me një shok dhe me u takuar pas 2 vitesh? Unë kam ndenjur 5 vjet pa folur me Gentian Zenelajn
Juli: Edhe kur jemi takuar, jemi takuar sikur nuk ekzistonin këto 5 vite
Romeo: Po shokut nuk ia them të fundit
Julit: Ne si kemi thënë asnjë gjë njëri-tjetrit, po kemi qëndruar 5 vite pa komunikuar.