Dashi – Jeta sentimentale e çifteve do të jetë e qetë. Do të jeni më të qartë për vendimet që do të merrni. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm.
Demi – Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të keni debate të shpeshta me partnerin/en.
Binjakët – Do të jeni shumë xhelozë për ata që keni në krah dhe marrëdhënia midis jush do të jetë goxha e tensionuar. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme dhe situata do të përmirësohet.
Gaforrja – Marrëdhënia në çift nuk do të jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe mund të keni mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Mundohuni të ruani qetësinë. Financat do të jenë delikate.
Luani – Jeta juaj sentimentale do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do të kaloni momente pasionante me partnerin/en. Në planin financiar duhet të reflektoni para se të bëni një investim të madh.
Virgjëresha – Për pjesën më të madhe të të dashuruarve dita do të jetë shumë e qetë dhe pa probleme. Në planin financiar do të bëni një riorganizim të situatës dhe çdo gjë do të shkojë për mrekulli.
Peshorja – Do ia shprehni partnerit tuaja si gëzimin ashtu edhe mërzitjen dhe çdo gjë do të shkojë më së miri. Financat do të jenë pozitive.
Akrepi – Do t’i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur në çift dhe dita e sotme do të karakterizohet nga një klimë pozitive. Në planin financiar nuk duhet të bëni shpenzime marramendëse.
Shigjetari – Do të diskutoni hapur për gjithçka me partnerin dhe marrëdhënia mes jush do të jetë akoma më e ngrohtë. Disa mund të mendojnë të krijojnë së shpejti një familje. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë për mrekulli.
Bricjapi – Ndikimi i yjeve në planin sentimental do të jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë më së miri. Mund të shpenzoni edhe pak më tepër.
Ujori – Çdo dëshirë që të keni gjatë kësaj dite duhet t’ia shprehni partnerit/es. Sa i përket financave, duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Peshqit – Ditë harmonike dhe e mbushur me surpriza do të jetë e sotmja për të dashuruarit. Sa i përket financave, duhet të ndërmerrni masa të forta për të stabilizuar situatën.
/tvklan.al